Ballina Flash

Shqipëria, pjesë e konferencës së 9-të ministeriale për Forumin “Pyjet e Evropës”

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Në Gjermani u zhvillua konferenca e 9-të ministeriale për Forumin “Pyjet e Evropës”, në të cilin Shqipëria u përfaqësua me të drejta të plota, duke prezantuar edhe nismën kombëtare të Vitit të Pyjeve 2024.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur sot se qëllimi i kësaj konference ishte marrja e vendimeve për të forcuar bashkëpunimin e ardhshëm për Pyjet e Evropës.

Po ashtu, në fokus të konferencës ishte edhe hedhja e themeleve për krijimin e një strukture të koordinuar evropiane për mbrojtjen e pyjeve nga rreziqet.

I pranishëm në këtë konferencë ishte drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala.

Në këtë konferencë u nënshkruan dy dokumente me rëndësi për vizionin e pyjeve në Evropë, nga 35 vendet pjesëmarrëse. Këto dokumente përfaqësojnë vazhdimësinë e procesit të politikave për të forcuar Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në mbarë Evropën.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Izraeli po shkatërron sistemin e kujdesit shëndetësor të Gazës
Artikulli tjetërLlatja: Tregani drejt zhvillimit me projekte të reja infrastrukturore dhe turistike