Ballina Bota

John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fitojnë çmimin Nobel në Fizikë

STOKHOLM, 8 tetor /ATSH-DPA/- Çmimi Nobel në Fizikë iu dha shkencëtarit amerikan John Hopfield dhe studiuesit britaniko-kanadez Geoffrey Hinton për punën e tyre në fushën e IA-së “Machine Learning” (ML), njoftoi sot Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

“Shkencëtarët përdorën koncepte themelore nga fizika statistikore për të dizajnuar rrjete nervore artificiale që funksionojnë si kujtime shoqëruese – dhe për të gjetur modele në grupe të mëdha të dhënash”, tha Ellen Moons, kryetare e Komitetit Nobel për Fizikën.

(ML) është një degë e shkencës kompjuterike që fokusohet në përdorimin e të dhënave dhe algoritmeve për të mundësuar IA-në të imitojë mënyrën se si njerëzit mësojnë, duke përmirësuar gradualisht saktësinë e saj.

“Machine Learning është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, për shembull në njohjen e fytyrës dhe përkthimin e gjuhës”, tha Moons.

Puna e dy shkencëtarëve krijoi blloqet ndërtuese të “Machine Learning” që mund të ndihmojnë njerëzit në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të besueshme.

“Megjithatë, përparimi i shpejtë në “Machine Learning” ka ngritur shqetësime për të ardhmen tonë si njerëz dhe për përdorimin etik të teknologjisë”, theksoi ajo.

Çmimet do të dorëzohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-96), shpikësit të dinamitit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri
Artikulli tjetërDebate Vokshi-Ndreca në komisionin hetimor të Shëndetësisë