Ballina Aktualitet

AKMC: Reshje të dendura në qarqet Shkodër dhe Lezhë, masa në rast emergjence

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave (IGEO), në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence.

Gjithashtu, AKMC u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje.

Ndërkohë edhe bashkia e Lezhës informoi se, “sipas Shërbimit Meteorologjik parashikohet të ketë reshje intensive shiu dhe për pasojë disa zona rrezikojnë të kenë vërshime të ujit. Ju lutemi bëni kujdes dhe evitoni lëvizjet e panevojshme. Strukturat e Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për çdo lloje situate”.

/k.s//a.f//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e opozitës, Berisha: Lironi protestuesit, beteja e djeshme dëshmoi zgjimin e luanit
Artikulli tjetërRama: Administrata ishte e dhunuar nga presioni politik, sot sjell rezultate në procesin “Screening”