Ballina Aktualitet

Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën gjatë protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë nga disa protestues, ekspertë të policisë kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për të mbledhur prova pas shpërthimeve.

Zjarri shpërtheu pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve, duke rrezikuar jetën e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve të pranishëm.

Grupi hetimor po vazhdon të mbledhë prova edhe përpara Kryeministrisë, duke dokumentuar dëmet dhe aktet e dhunshme të shkaktuara nga militantë opozitarë.

Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë, dhjetë efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBllokohet në trafik gjatë protestës, gruaja lind foshnjën në makinë
Artikulli tjetërPunonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës