Ballina Ekonomi

ARRSH: Në të gjitha akset rrugore qarkullimi kryhet normalisht

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Gjatë natës intensiteti i reshjeve ra duke sjellë përmirësim të motit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në segmentin rrugor Skurraj-Peshkopi ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, menjëherë është bërë pastrimi nga grupi i punës i ndodhur në terren.

Në segmentin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur prani të aluvioneve dhe inerteve në trup të rrugës, është punuar për pastrimin e tyre pa penguar qarkullimin e mjeteve.

“Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht”, bën të ditur ARRSH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulejman Delvina, figurë shumëdimensionale e çështjes kombëtare
Artikulli tjetërReshjet, MIE: Vijojnë operacionet për normalizimin e situatës