Ballina Flash

AIDSSH përkujton At Mati Prennushin në 142-vjetorin e lindjes

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 përkujtoi sot 142-vjetorin e lindjes së At Mati Prennushi (2 tetor 1882-11 mars 1948).

At Prennushi kreu studimet teologjike në Grac tê Austrisë. Ai u arrestua në fillim të vitit 1948, bashkë me prelatë të tjerë.

Në fjalën e fundit, ai tha: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrrnoftë Papa, Rrrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipniat U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”.

Ai u ekzekutua me vdekje 11 marsin e vitit 1948, në sheshin e varrezave të Rrmajit, bashkë me Imzot Frano Gjini, Imzot Nikollë Deda, At Çiprijan Nika, At’ Mati Prenushi, cili është shpall martir dhe mban dekoratën e lartë të Flamurit të Kombit».

Dokumentet e proceseve hetimore-gjyqësore shkruajnë se ata u dënuan për “deliktitin e dobësimit të mbrojtjes” si dhe akuzën politike se do të organizonin kryengritjen me armë dhe fshehjen e tyre në kishë e në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, një akt i inskenuar nga Sigurimi i Shtetit, i dokumentuar në Historikun e Armës së Sigurimit, Shkodër.

Në 26 janar 1946, diktatori deklaronte: “Elementët e klerit katolik të implikuar në Shkodër, nën maskën e fesë dhe në seminaret e tyre kishin krijuar qendrën e një organizata fashiste, e cila është në lidhje edhe me elementë jo katolikë dhe me kriminelë të luftës, zhvillonte një aktivitet të organizuar kundër pushtetit popullor. Klerikët katolikë u zunë në flagrancë me dokumente në duar dhe në seminarin e tyre u kap materiali që shërbente për punën e tyre, e cila konsistonte përgatitjen e kryengritjes me armë, në rrëzimin e pushtetit popullor”, duke paralajmëruar kështu ashpërsimin e luftës ideologjike ndaj fesë, fillimisht me ndëshkimin e njerëzve kryesorë të saj, dhe më pas me mbylljen e të gjitha institucioneve fetare e shpalljen të jashtëligjshëm të besimit fetar.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSarrazin në Prishtinë: Tregu rajonal do të mundësonte zhvillim
Artikulli tjetërPse sfungjerët e kuzhinës rrezikojnë shëndetin tuaj?