Ballina Flash

Rama: Pamje plot adrenalinë nga Mali i Tomorit


TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Mali i Tomorit ofron mundësinë për të eksploruar sporte të ndryshme si shëtitje, kalërim, kanoe dhe ski, e deri te ngjitjet në këmbë përmes shpateve që janë krijuar enkas për këtë disiplinë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje ku disa të apasionuar pas shëtitjeve me motor ngjisin shpatet e malit 24216 metra të lartë.

“Pamje plot adrenalinë nga Mali i Tomorit”, shkruan kryeministri në postimin në rrjetet sociale.

Tomori është një mal në verilindje të qytetit të Çorovodës në Shqipëri. Me majën më të lartë 2416 metra ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit.

Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Popullariteti i Netanyahut në Izrael ka gjasa të rritet pas vrasjes së Hassan Nasrallah
Artikulli tjetërLIBAN – Të paktën 125 të vdekur në sulmet izraelite që nga mëngjesi i së dielës