Ballina Bota

HAPËSIRË – ”SpaceX” me astronautë rusë dhe amerikanë mbërrin në ISS

FLORIDA, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Një anije kozmike ”SpaceX”, që mbante një astronaut amerikan dhe një kozmonaut rus, dhe dy vende bosh, mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus, Alexander Gorbunov u ngritën të shtunën nga Kepi Canaveral, Florida.

Anija kozmike ”Dragon”, e operuar nga ”SpaceX”, kompania private e themeluar nga miliarderi Elon Musk, kishte dy vende bosh.

Fillimisht, astronautet Zena Cardman dhe Stephanie Wilson supozohej të ishin pjesë e misionit të NASA-s SpaceX Crew-9.

Megjithatë, ato i lanë vendet e tyre për të akomoduar Suni Williams dhe Barry Wilmore, astronautë të cilët ishin bllokuar në ISS për shkak të problemeve teknike me një anije kozmike ”Starliner” të prodhuar nga ”Boeing”.

Qëndrimi i tyre ishte planifikuar të zgjaste një javë, por ata janë të destinuar të qëndrojnë në bordin e ISS të paktën deri në shkurt 2025, së bashku me Hagën dhe Gorbunovin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇmimet e edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival
Artikulli tjetërAnastas Angjeli nderohet me çmimin “Books for Peace 2024”, për kontribut në dobi të paqes