KIEV, 27 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën tre persona janë vrarë në një sulm rus me dron – në qytetin port ukrainas, Izmail në Danub, thanë sot autoritetet.
Guvernatori ushtarak i rajonit jugor të Ukrainës, Odesës, Oleh Kiper njoftoi në Telegram se ishin plagosur të paktën 11 persona.
Ai tha se gjatë sulmit të natës ishin dëmtuar disa ndërtesa banimi, struktura të tjera dhe automjete.
Porti lumor i Izmailit është vendimtar për eksportet e grurit të Ukrainës. Në anën tjetër të lumit, vetëm disa qindra metra larg, shtrihet Rumania – anëtare e NATO-s dhe BE-së.
Autoritetet lokale në qytetin e madh të Dnipros, raportuan një sulm rus me raketa që sipas tyre kishte goditur një objekt industrial.
Ukraina ka zmbrapsur pushtimin e plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë.//a.i/























