Ballina Bota

LIBAN – 25 të vrarë nga sulmet izraelite

BEJRUT, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 25 persona humbën jetën sot nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve libaneze.

Pa dhënë një shifër të saktë, Ministri i Shëndetësisë Firass Abiad deklaroi në një konferencë shtypi se numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë.

Abiad theksoi se të gjitha palët ishin të interesuara për një zgjidhje diplomatike, “por vetëm njëra palë vazhdon sulmet e saj pa dallim kundër civilëve”.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi më herët që një familje me nëntë anëtarë kishin mbetur të vrarë nga sulmet kundër qytezës Shebaa pranë kufirit me Izraelin. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, sipas agjencisë së lajmeve,

Sipas autoriteteve, më shumë se 700 njerëz kanë humbur jetën që prej rifillimit të sulmeve të rënda të Izraelit kundër Libanit.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënshkruhet marrëveshja, lejohet transferimi në arsimin profesional gjatë gjithë vitit, Rama: Zgjidh profesionin
Artikulli tjetërBritania e Madhe mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm rural e turistik në veri të Shqipërisë