PRISHTINË, 26 shtator /ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar gjatë qëndrimit në Nju-Jork me ndihmëssekretarin e Shtetit Jim O’Brien, me të cilin diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, integrimin euroatlantik, si dhe paqen e sigurinë në rajon.
“Takimi i radhës me ndihmëssekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shkroi ajo në Facebook.
Presidentja Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Nju-Jork, në kuadër të Sesionit të 79-të të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku mori pjesë në samitin e radhës për Ukrainën, ndërsa dje takoi edhe ish-presidentin e SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, si dhe gjeneralin Wesley Clark.
/KosovaPress/























