Ballina Flash

Kurti-Balakrishnan diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Singapor

PRISHTINË, 26 shtator /ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot në Nju Jork shefin e diplomacisë së Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin ka diskutuar mbi ngritjen e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe përvojave ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe rreth Nismës së Kombit të Mençur të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike duke i shndërruar në korporata të fuqishme që do t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik.

Kurti falënderoi Balakrishnan për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luajë në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve të Kosovës me vendet e Azisë juglindore.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDënimi i Salianjit, Berisha: Të nisim betejën për ekzistencën e opozitës
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Astronomët realizojnë hartën më të detajuar të “Rrugës së Qumështit”