Ballina Aktualitet

Dumani: Hapje e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator.

Gjatë këtij aktiviteti Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Turistë nga të gjitha kombësitë në Muzeun Ikonografik të Onufrit
Artikulli tjetërBraҫe: Sulme të verifikuara nga grupe të huaja keqdashëse ndaj turizmit në vend