Ballina Aktualitet

Vengu: Anijet e Forcës Detare, mbi 5500 orë patrullim në Egje duke shpëtuar mbi 300 emigrantë

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Shqipëria shndërrohet nga konsumuese në eksportuese të sigurisë, u shpreh sot, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se, prej gati 8 vitesh vendi ynë kontribuon në operacionin e NATO-s në Detin Egje.

Vengu theksoi se nga Forca Detare në periudhën janar-shtator 2024 janë kryer mbi 5500 orë patrullim, dhe janë shpëtuar dhe ndaluar 304 persona në 10 operacione detare.

“Vetëm këtë vit, anijet e Forcës sonë Detare kanë kryer mbi 5500 orë patrullim, duke marrë pjesë në mbi 10 operacione dhe duke shpëtuar e ndaluar mbi 300 emigrantë të paligjshëm”, theksoi ministri Vengu.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjetje të kulturës arbërore zbulohen për herë të parë në Shënmri të Tiranës
Artikulli tjetërHasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus