Ballina Bota

LIBAN – Izraeli intensifikon sulmet në Bejrut

BEJRUT, 25 shtator /ATSH-DPA/- Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar zonat me mbizotërim të krishterë në veri të kryeqytetit libanez Bejrut – për herë të parë që nga përshkallëzimi i konfliktit me milicinë shiite të Hezbollahut rreth një vit më parë.

“Sulmi shënjestroi qytetin e Maaysra duke shkaktuar tre të vdekur dhe nëntë të plagosur”, sipas burimeve libaneze të sigurisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Maaysra është i vetmi fshat shiit në zonën me mbizotërim të krishterë, e cila është rreth një orë larg me makinë në veri të Bejrutit.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Ndërkohë, Forcat Ajrore izraelite kanë vazhduar sulmet në jug dhe në Luginën Bekaa në lindje të vendit.

Ushtria raportoi sulme gjithëpërfshirëse në këto zona.

Këto pasuan një sulm me raketa nga milicia e Hezbollahut, e cila sulmoi drejtpërdrejt metropolin bregdetar izraelit të Tel Avivit për herë të parë.

Sipas ushtrisë izraelite, raketa arriti te kapej. Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi gjithashtu sulme të shumta në vende në jug dhe lindje të vendit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU-JORK – Streep: Një ketër ka më shumë të drejta se një vajzë në Afganistan
Artikulli tjetërRama me shqiptarët e Amerikës: Objektiv strategjik, anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade