Ballina Flash

Ardian Ismajli zgjidhet në formacionin e javës në Serie A

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Mbrojtësi shqiptar i Empolit në serinë A, Ardian Ismajli po kalon një moment të jashtëzakonshëm në këtë fillim sezoni.

Mbrojtësi shqiptari ishte vendimtar në javën e fundit, ku skuadra e tij fitoi 0-2 ndaj Cagliari-t në transfertë.

Ismajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe në fund Empoli ia doli të mbajë portën e paprekur.

Falë paraqitjes së shkëlqyer, Ismajli është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga “WhoScored”.

27-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në Cagliari-Empoli, ndërsa është zgjedhur në 11-shen më të mirë të javës, me emra si Dimarco i Interit apo Reijnders i Milanit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Forcat ruse bombardojnë qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhian
Artikulli tjetërVengu: Rajoni nën kërcënimin e influencave malinje, rrisim nivelin e bashkëpunimit me aleatët