Ballina Flash

Veliaj inspekton aksionin e pastrimit në Tiranë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Makineritë e reja të pastrimit të kompanisë publike “Eco Tirana” janë vënë në punë për të pastruar çdo cep të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër aksionin e pastrimit në një pikë të Tiranës, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Veliaj shprehet se punonjësit e kompanisë “Eco Tirana” nuk lodhen duke pastruar qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Veliaj falënderoi kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana”, duke sjellë pamje nga puna që bëhet me ndihmën e mjeteve dhe makinerive të reja të shërbimit të pastrimit.

Një nga punonjësit e kompanisë së pastrimit iu drejtua me një apel qytetarëve, që nëse kanë një pajisje të madhe shtëpiake për ta hedhur, duhet të njoftojnë kompaninë e tyre, e cila do t’ua marrë në banesë pa asnjë kosto.

“Nëse kanë një divan, një lavatriçe ose ndonjë gjë tjetër për të hedhur. Ne kemi mjete që e largojnë direkt, pa pagesë” u shpreh ai.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – IDF: Hezbollahu ka planifikuar të përdorë një raketë të fshehur kundër Izraelit
Artikulli tjetërTë ardhurat nga akciza, rritje me 9.8 % gjatë 8-mujorit