Ballina Flash

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri

TIRANË, 22 shtator/ATSH/- Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena, 20:45) dhe ndaj Gjeorgjisë (14 tetor, Mikheil Meskhi Stadium, 18:00).

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linkun Biletat e ndeshjes 

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam”
Artikulli tjetërMedia italiane “TTi Viaggi”: Shqipëria – parajsa tokësore me bukuri dhe autenticitet të jashtëzakonshëm