Ballina Ekonomi

MF: 39.2 miliardë lekë nga tatimi mbi fitimin në buxhet

TIRANË, 19 shtator/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 39.2 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë paraprakë, këto të ardhura rezultojnë 1.7 miliardë lekë, ose 4.1% më pak se 8-mujori 2023.

Po ashtu, ato ishin dhe 2.2 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se plani i 8-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB miraton rezolutën: t’i jepet fund pushtimit izraelit brenda 12 muajve
Artikulli tjetërKuvend, shqyrtohen ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë