Ballina Aktualitet

Komisioni Rregullator certifikon rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, shpall fitues Tavon

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Komisioni Rregullator shpalli sot me 3 vota pro dhe dy kundër, kandidatin e PS-së Vangjel Tavo, kryetar të bashkisë së Himarës.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.

Kryetarja e KRR-së, Ilirjana Nano u shpreh se vendimmarrja e sotme është rezultante e një procesi që nisi në datën 4 gusht me votimin dhe vijoi në 5 gusht me vendimmarrjen e KZAZ-së.

“Në vijim kemi proceset ankimore si në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor dhe deri në aktin pararendës që është dhënia e mandatit nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për fituesin e këtyre zgjedhjeve. Nga ky moment ne shpallim një rezultat të certifikuar”, tha ajo.

Nano shtoi se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

/m.m/a.f

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Ministria e Arsimit të publikojë raportet e inspektimeve të zhvilluara në universitetin ‘Wisdom’
Artikulli tjetërFOKUS – Greqia pikë qendrore e ndryshimeve klimatike, 1.5 gradë Celsius më shumë në 3 dekadat e fundit