Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 12 shtator

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës e pasdite pritet shtitim të vranësirave. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në pjesën veriperëndimore e jugperëndimore e më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në mesditë e pasdite në veriprerëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera herës të lartë  në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në pjesën tjetër reshjet preiten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare e në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër               19/31 Diell re shi
Kukës 17/27 Diell re
Lezhë 20/30 Diell re shi
Dibër 15/29 Diell re shi
Durrës 19/31 Diell re shi
Tiranë 20/32 Diell re shi
Elbasan 19/32 Diell re
Berat 19/33 Diell re
Vlorë 19/30 Diell re shi
Korcë 13/30 Diell re
Gjirokastër 18/33 Diell re shi
Sarandë 20/31 Diell re shi

 

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – 14 të vrarë pas sulmit në një ndërtesë të OKB-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/9/2024