Ballina Flash

Pal Skiroi, studiuesi arbëresh zbuluesi i Mesharit të Buzukut

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot, në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta, studiuesin arbëresh Pal Skiroi.

Lindi më 1866 në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), Siçili. Ndoqi studimet në seminarin arbëresh të Palermos, rektor i të cilit do të bëhej më vonë. Në vitin 1912 themeloi revistën e së dielës arbëreshe, “Fjala e t’in Zoti”, një revistë fetare, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë.

Pal Skiroi është autor i shumë përkthimeve fetare që u botuan kryesisht në këtë revistë gjatë viteve 1912-1915.

Skiroit i njihet merita e rizbulimit të Mesharit të Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe që përfundoi së shkruari më 1555. Skiroi e fotokopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim të tij, por ky studim nuk u botua i plotë. Puna e tij e fundit, ishte përkthimi i Liturgjisë së San Giovanni Crisostomo më 1964, në Palermo. Vdiq më 12 shtator 1941 në Horën e Arbëreshëvet.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoti: Kontrata e rrugës Thumanë-Kashar parashikonte 4 nyje dhe nënkalime
Artikulli tjetërGJERMANI – Mbyllet një qendër islamike, pas lidhjeve të dyshuara me Hamasin