Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 10 shtator 2024

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës përgjatë ultësirërës perëndimore mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare deri të denudra shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet malore reshjet vijojnë me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të vona të mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/29 Re shi diell
Kukës 15/26 Re shi
Lezhë 17/27 Re shi diell
Dibër 14/25 Re shi
Durrës 19/28 Re shi diell
Tiranë 20/30 Re shi diell
Elbasan 18/30 Re shi diell
Berat 16/31 Re shi diell
Vlorë 18/30 Re shi diell
Korcë 16/25 Re shi
Gjirokastër 15/27 Re shi diell
Sarandë 18/28 Re shi diell

 

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUNOPS, mbështetje teknike për Operatorin e Blerjeve të Përqendruara
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/9/2024