Ballina Bota

ZYRIH – Zbulohet një mënyrë e re të prodhimit të çokollatës

ZYRIH, 2 shtator /ATSH/ – Një çokollatë e pasur, e errët, por e ëmbël, me një nuancë të hidhur kakaoje.

”A kanë zbuluar shkencëtarët zviceranë një çokollatë të re të qëndrueshme?”, shkruan BBC.

Tradicionalisht çokollata është prodhuar duke përdorur vetëm kokrra kakao.

Tani, shkencëtarët e ushqimit në Zyrih kanë gjetur një mënyrë për të bërë çokollatë duke përdorur të gjithë frutin e kakaos, pa shtuar sheqer.

Ëmbëlsira e re e zhvilluar nga Kim Mishra dhe ekipi i tij përfshin tulin e frutave të kakaos, lëngun dhe lëvozhgën ose endokarpin.

”Çelësi i çokollatës së re është lëngu i saj shumë i ëmbël, i cili ka shije”, shpjegon Mishra, “pak si ananasi”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 1.2 milionë pasagjerë në Rinas vetëm në gusht, Rama: Të gjithë shqiptarët të prekin të mirat e ndryshimit epokal në turizëm
Artikulli tjetërLeku humbet terren, forcohet euroja dhe dollari