Ballina Ekonomi

Rama: Bletaria, në zemër të natyrës në Novosejë

TIRANË, 31  gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bletaria që ndodhet në zemër të natyrës në Novosejë, Kukës.

Bletarë të vjetër e të rinj në këtë sektor po mbështeten çdo vit e më shumë përmes programeve të qeverisë, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin.

Këtë vit në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, janë shënuar 4 322 aplikime në masën e bletarisë.

Skema Kombëtare 2024 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.

Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150 zgjoje.

Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në vendin tonë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu inspekton shkollën e rindërtuar në Picar: 25 shkolla të reja hapin dyert me 9 shtator
Artikulli tjetërRIGA – Estonia refuzon të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Hungaria