Ballina Ekonomi

Euroja këmbehet sot me 100.19 lekë

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Kursi i këmbimit të euros me lekun ka shënuar një rritje të ndjeshme ditën e premte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 100.19 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që prej datës 5 gusht.

Në krahasim me një ditë më parë, euroja u forcua me 0.48 lekë.

Ndërkohë edhe dollari amerikan u forcua duke u kuotuar sot me 90.06 lekë ose 0.52 lekë më shumjë se një ditë më parë.

Paundi britanik u këmbye këtë të premte me 118 .28 ose 0.85 lekë më shumë se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 105.75 lekë ose 0.56 lekë më shumë se një ditë më parë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Macron zhvillon bisedime të rëndësishme politike, ndërsa Franca kërkon një qeveri të re
Artikulli tjetërFOKUS – OKB: Britania e Madhe të marrë masa kundër gjuhës së urrejtjes raciste