TIRANË, 22 gusht/ATSH/Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e orë të plota me diell por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatar nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet e larta malore në lindje e juglindje. Vranësirat hera – herës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët (në formë pikash).
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare, lugina e male fiton shpejtësi deri 10-12, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/36 | Diell pak re |
| Kukës | 18/32 | Diell re |
| Lezhë | 22/35 | Diell pak re |
| Dibër | 16/31 | Diell re |
| Durrës | 21/35 | Diell |
| Tiranë | 22/34 | Diell |
| Elbasan | 21/33 | Diell re |
| Berat | 18/34 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/33 | Diell |
| Korcë | 16/28 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/33 | Diell pak re |
| Sarandë | 20/33 | Diell |













