Ballina Ekonomi

Euroja fiton lehtë terren ndaj lekut

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Euroja fitoi lehtë terren në kursin e këmbimit me lekun, teksa dollari amerikan humbi sërish pikë.

Dollari amerikan u këmbye sot me 89.54 lekë ose 0.09 lekë më pak se dje, ndërsa monedha europiane sakaq u këmbye me 99.71 lekë ose 0.07 lekë më tepër se dje.

Franga zvicerane ka fituar pikë në raport me dje, pasi është blerë sot me 105.19 lekë.

Paundi britanik blihet sot me 117.43 lekë, ose 0.70 lekë më tepër se dje.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Eva Buzo, shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie
Artikulli tjetërFOKUS – BE dërgon aeroplanë për të ndihmuar Portugalinë të luftojë zjarret në Madeira