Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Himara

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Himarës, i cili ka qenë destinacioni i zgjedhur këtë fillimgushti nga pushues të shumtë vendas e të huaj.

Në videon e publikuar nga kryeministri vihet re hapësira e dedikuar për plazhe publike, ku sigurohet pastërtia dhe shërbimet vrojtuese.

Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det.

Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojnë prej shekullit XI apo edhe më herët.

/m.m//r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: 300 familje të prekura nga tërmeti gati të marrin shtëpitë e reja në Kombinat
Artikulli tjetërTeliti: Deficiti tregtar u rrit me 23.6 % gjatë 7 muajve të parë të vitit