Ballina Flash

Rama ndan foto nga flamingot në lagunën e Nartës

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga flamingot në lagunën e Nartës.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur. Në vendin tonë habitati i këtij lloji është laguna e Nartës, Karavastasë, por edhe liqeni i Pogradecit.

Flamingot ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit.

Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Vitet e fundit, këta zogj parapëlqejnë mjaft nga habitatet në Shqipëri në zonat e mbrojtura, ku gjejnë kushte të përshtatshme.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – FBI: Pas sulmeve të hakerëve ndaj fushatës presidenciale të Trump qëndron Irani
Artikulli tjetërGodinë shumëfunksionale kulturore e rekreative pranë memorialit të At Gjergj Fishtës në Lezhë