Ballina Flash

“Shndrite n’Shirokë”, nis edicioni i parë i festivalit të dritave

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Nis sot edicioni i parë i festivalit të dritave “Shndrite n’Shirokë”.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se sot dhe nesër, do të jenë dy ditë plot aktivitet në Shirokën e bukur, të pakrahasueshmen e Shkodrës e cila mirëpret edicionin e parë të LightsFest, festivalit i cili plotëson çdo dëshirë.

“Me artistë, panaire, kulinari, sporte ujore, paradë motoçikletash dhe argëtim për fëmijët, mos mungo në Shirokë më 17 dhe 18 gusht për Festivalin e Dritave”, shprehet Rama.

Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen Shirokës, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.

Shiroka e rilindur po mikpret turistë nga e gjithë bota teksa të tjera projekte transformuese janë në kantier apo do të jenë në kantier për Shkodrën Turistike 2030.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina forcon kontrollet kufitare si masë mbrojtëse kundër virusit “mpox”
Artikulli tjetërRama: Pogradeci, qyteti që i ofron të gjitha për të gjithë