Ballina Flash

PHENIAN – Koreja e Veriut rihapet për turistët

PHENIAN, 17 gusht /ATSH/ – Koreja e Veriut është gati të rihapet për turistët për herë të parë pas pesë vjetësh, shkruan BBC.

Vendi hyri në bllokim kufijsh në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid, por tani vendi do të jetë e disponueshme për vizita duke nisur nga muaji dhjetor.

Të paktën dy operatorë me bazë në Kinë kanë njoftuar se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, ka njoftuar planet për të rindërtuar aeroportin Samjiyon dhe për të kthyer një bazë ushtarake në një vendpushim skish.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është “më afër se kurrë”
Artikulli tjetërHedh fishekzjarre gjatë një eventi në Dhërmi duke shkaktuar zjarr, arrestohet 28-vjeçari