Ballina Bota

RUSI – Moska njofton përforcime trupash në kufirin me Ukrainën

MOSKE, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov njoftoi përforcime të trupave dhe pajisjeve për rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk në kufirin me Ukrainën, në përputhje me një plan të përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm rus.

“Para së gjithash, bëhet fjalë për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të menaxhimit të trupave në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë”, theksoi Belousov gjatë një takimi për mbrojtjen e rajonit kufitar, me fokus në Belgorod.

”Qëllimi ishte një koordinim më i mirë midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Federal të Sigurisë së Brendshme (FSB), Gardës Kombëtare dhe organizatave të tjera të sigurisë”, theksoi ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPësuan probleme shëndetësore, shpëtohen nga Policia dy turistë në Lëpushë
Artikulli tjetërTURQI – Abbas: E gjithë administrata palestineze do të shkojë në Gaza