Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 14 Gusht 2024

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/40 Diell re
Kukës 20/39 Diell re
Lezhë 23/39 Diell re
Dibër 20/39 Diell re
Durrës 24/40 Diell
Tiranë 25/41 Diell re
Elbasan 24/41 Diell re
Berat 22/41 Diell re
Vlorë 23/39 Diell
Korcë 20/37 Diell re
Gjirokastër 19/41 Diell re
Sarandë 24/39 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Armëpushimi në Gaza mund ta pengojë Iranin të sulmojë Izraelin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/8/2024