Ballina Bota

GREQI – Arrin në tetë numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor

THESALI, 9 gusht /ATSH-AA/ – Ka arritur në 8 numri i personave që kanë humbur jetën këtë vit në Greqi për shkak të virusit të Nilit Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Grek (EODY), theksohet se në javën e parë të muajit gusht kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë për shkak të virusit.

Më tej në deklaratë informohet se në të njëjtën javë janë identifikuar 22 raste dhe se rastet më të shumta janë vërejtur në rajonin e Thesalisë.

Bashkë me këto dy persona numri i vdekjeve për të shkak të virusit në vitin 2024 është rritur në 8, thuhet në deklaratën ku më tej bëhet vlerësimi se rastet do të rriten./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërIntegrimi në BE, Italia mbështet Shqipërinë