TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku konfirmoi sot se për bashkitë e mesme të Shqipërisë rritja e pagave do të jetë e konsiderueshme.
Sipas Maznikut, “kjo do të sjellë një rritje të performancës dhe do t’i bëjë bashkitë konkurruese për të tërhequr punonjësit e kualifikuar”.
Për bashkitë me popullsi 50 mijë deri në 100 mijë banorë niveli minimal i pagës për kategorinë e specialistëve nga 30 600 lekë që është aktualisht shkon në 40 000 lekë. Ndërsa paga mesatare nga 44 000 lekë shkon në 70 000 lekë.
Ndërsa nënivel drejtuesi paga minimale shkon në 95 000 lekë dhe paga mesatare nga 91 000 lekë shkon në 180 000 lekë.
Qeveria miratoi në 1 gusht rritjen e pagave për punonjësit në të gjitha bashkitë e vendit.
Vendimi parashikon që të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë.
Vendimi do t’i japë mundësi bashkive të tërheqin nga tregu profesionistë duke kontribuar në mënyrë efikase.
/m.m/


















