Ballina Flash

Manastirliu: Testimi i informatizuar për programin Mjekësi e Përgjithshme nga 14-23 gusht

TIRANË 7 gusht /ATSH/ Testimi i informatizuar për programin Mjekësi e Përgjithshme do të kryhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore nga data 14-23 gusht 2024.

Lajmin e dha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh sot se, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, me rritjen e numrit të kuotave të pranimit, vjen edhe me një ofertë akademike me programe të reja, programe në gjuhë të huaj dhe diploma të dyfishta me universitetet italiane, Universitetin e Bolonjës dhe “Chieti” të Pescarës, dhe me programe të larmishme në fushën e shëndetit publik, dentistrisë, infermierisë, etj.

Manastirliu nënvizoi se, “Studio në Shqipëri” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet tona të studimit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMazniku: Rritje e ndjeshme e pagave për punonjësit e pushtetit vendor
Artikulli tjetërMM: 8 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, 60 efektivë të FA në terren