Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Gjendet një fosil krahu, që daton 700 000 vite më parë

UELLINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët kanë zbuluar fosile të rralla të hershme njerëzore nga ishulli indonezian i Flores.

Fosilet përfshinin një kockë “tepër të vogël” të gjymtyrëve të rritur, të datuara rreth 700 000 vjet më parë.

Mendohet se fosilet i përkasin një individi shumë të lashtë të llojit Homo floresiensis, i zbuluar në vitin 2003 në shpellën Liang Bua në pjesën perëndimore të ishullit.

Duke i paraprirë hominidëve Liang Bua me 650 000 vjet, gjetjet e fundit fosile i përkasin të paktën tre individëve me nofulla dhe dhëmbë më të vegjël se Homo floresiensis.

Studimi, i publikuar në ”Nature Communications”, thotë se rikuperimi i një kocke të gjymtyrëve fosile ka dhënë një sasi të madhe provash rreth origjinës stërgjyshore të Homo floresiensis./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSako: Brenda vitit përfundon pallati në rrugën “Dalip Peza”, do të strehohen 154 familje
Artikulli tjetërKonferencë Shkencore Ndërkombëtare për shqipen në Muzeun e Alfabetit në Manastir