Ballina Bota

SOFT NEWS – Një ftesë nga papa Françesku për të lexuar

VATIKAN, 6 gusht /ATSH/ – Papa Françesku na fton të lexojmë edhe gjatë pushimeve pasi, sipas Tij, stimulon inteligjencën dhe ndihmon për të përballuar jetën, sipas vanityfair.it

Një libër i mirë është ushqim për zemrën dhe mendjen, zgjeron universin personal, e pasuron dhe e rinovon atë.

Për këtë është shumë i bindur edhe papa, i cili nënvizoi vlerën e leximit të romaneve dhe poezive në rrugën e pjekurisë së çdo njeriu.

Dhe çfarë kohe më të mirë mund të gjejmë se sa pushimet veror për t’u rikuperuar intelektualisht?

”Një përvojë e shpeshtë para gjithëpërfshirjes së mediave, rrjeteve sociale, celularëve dhe pajisjeve të tjera”, thotë papa Françesku.

Në shkrimin e tij, Bergoglio thekson edhe funksionin terapeutik që zotërojnë shumë libra.

”Shpesh në mërzinë e festave, në vapën dhe vetminë e disa lagjeve të shkreta, gjetja e një libri të mirë për të lexuar bëhet një oaz që na distancon nga zgjedhjet e tjera”, shkruan papa.

”Atëherë kur nuk mungojnë momentet e lodhjes, zemërimit, zhgënjimit, dështimit, dhe kur edhe në lutje ende nuk jemi në gjendje të gjejmë qetësinë e shpirtit, një libër i mirë të paktën të na ndihmojë të kalojmë stuhinë, derisa mund të kemi pak më shumë se qetësi”, thekson ai.

Cili është libri juaj i verës?./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik, Çaçi: Saranda 20% më shumë turistë se vitin e kaluar
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Fishtopher, maçoku i transformuar plotësisht, pas adoptimit