Ballina Aktualitet

Policia, masa për tubimin përpara Bashkisë Tiranë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka marrë masa në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.

Policia bën të ditur se, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Policia njofton qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi seancë dy ditore, e fundit për këtë sesion parlamentar
Artikulli tjetërMori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët, SPAK përfundon hetimet për avokatin Petraq Semani