Ballina Bota

ROMË – Italia gjobit me mbi 120 milionë euro “Amazon”

ROMË, 23 korrik /ATSH-DPA/- Italia ka vendosur një gjobë të përkohshme prej 121 milionë eurosh (131 milionë dollarë) ndaj gjigantit amerikan të shitjes me pakicë “Amazon” i dyshuar për evazion fiskal.

Autoriteti përgjegjës policor në Milano e justifikoi vendimin duke u bazuar në rezultatet e hetimeve të prokurorisë publike – te cila treguan se “Amazon” devijon shuma të mëdha nga taksat duke caktuar urdhra transporti përmes një sistemi të ndërlikuar për nënkontraktorët.

“Kjo thuhet se lidhet me shfrytëzimin sistematik të punonjësve”, tha autoriteti.

Sipas autoriteteve, shuma është sekuestruar me të ashtuquajturën urdhëresë emergjente.

“Amazon” dyshohet për “mashtrim fiskal” – duke përdorur një mekanizëm faturimi të paligjshëm për transaksione ligjërisht inekzistente kundrejt marrëveshjes së kontratave fiktive të prokurimit për sigurimin e punës.

Shuma e gjobës nuk ka gjasa të bëjë shumë ndryshim për kompaninë amerikane: vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, gjigandi i shitjes me pakicë realizoi një fitim prej më shumë se 10 miliardë euro. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: DRSHTRR Mat, e rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore
Artikulli tjetërTrafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona