Ballina Bota

FOKUS – Ekonomisti italian heq dorë nga pushimet pasi një çadër i kushton 300 euro

MILANO, 23 korrik /ATSH/ – Këtë verë, doktor Giulio Rolando, një financier torinez u tha lamtumirë pushimeve të gjata që bënte prej shumë vitesh në rivierat e Paraggit dhe Portofinos në provincën e Ligurias, shkruan corriere.com.

Shumë të shtrenjta sipas tij … e jo se Rolando është pa burime financiare. Ai u rrit në borgjezinë e pasur dhe të arsimuar të Torinos, u diplomua për Ekonomi dhe kishte përvojë pune edhe jashtë Italisë.

Që i vogël ai kishte shkuar dhe frekuentuar plazhet e Paraggi, afër Portofino që njihen si plazhet më të frekuentuara nga njerëz të pasur e të famshëm. Tani globalizimi dhe transformimet që po ndodhin në Itali e kanë shkëputur atë nga frekuentimi i përvitshëm.

Nga njëra anë, Rolando sheh disa nga miqtë e tij duke ”luftuar” ekonomikisht më shumë se më parë, në mes të një recesioni industrial tashmë strukturor që po zvarritet në Itali.

Duke u interesuar pë detajet e shpenzimeve Rolando kostatoi se duhet të paguante 300 euro për një çadër ndërkohë që personi që menazhonte plazhin i paguante shtetit italian 5 800 euro taksë në vit për të gjithë plazhin.

Nga ana tjetër, duke bë llogaritë e tij familiare një javë në Paraggi me gruan dhe dy fëmijët me rritjen e çmimeve do të kushtonte të paktën katër mijë euro, e kjo e bën atë t’i rimendojë mirë pushimet një-javorshe.

Turizmi kë vit sipas ekspertëve përbën ”kërcim xhiroje” prej 20% krahasuar me vitin 2023. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – Të paktën 93 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite gjatë natës
Artikulli tjetërNdërhyrje kapilare në rrugicat e Tiranës, Veliaj: Lëvizje më e sigurt për të gjithë