UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden njoftoi vendimin e tij për të hequr dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar qytetarëve amerikanë dhe të botuar në platformën “X”.
Është fotografia e një letre të shkruar në formë tradicionale me firmën e presidentit e cila bëhet një dokument historik dhe gjithashtu në një farë mënyre, trashëgimia që Biden lë bardh e zi me apelin për bashkim.
“Të dashur amerikanët e mi. Gjatë tre viteve e gjysmë ne kemi bërë përparim të madh si komb. Sot, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë dhe në zgjerimin e kujdesit shëndetësor të përballueshëm për një numër rekord amerikanësh. Bota nuk ka qenë kurrë më e pozicionuar për të udhëhequr sesa ne sot”, shkruan ai.
“Unë e di se asnjë nga këto nuk mund të ishte bërë pa ju, popullin amerikan. Ne kemi kapërcyer së bashku një pandemi që ndodh një herë në shekull dhe krizën më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh (1929). Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj”, shton presidenti.
“Unë do të flas me kombin më vonë këtë javë në lidhje me vendimin tim. Tani për tani, më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata që punuan aq shumë për të më rizgjedhur. Më lejoni t’u shpreh vlerësimin tim të sinqertë popullit amerikan për besimin që keni dhënë tek unë. Së bashku duhet të kujtojmë se ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon letra e firmosur prej tij. /os/


















