Ballina Flash

MPJD: Emigrantët të shmangin udhëtimin nëpër Serbi

PRISHTINË, 18 korrik/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u ka kërkuar emigrantëve që të shmangin lëvizjen nëpër territorin e Serbisë.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i  vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shton se do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se organet e sigurisë po punojnë për mbledhjen e informacioneve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Udhëheqësit evropianë diskutojnë migracionin dhe mbështetjen për Ukrainën në samitin e EPC
Artikulli tjetërVrasja e policit në Serbi, Kurti: Organet e sigurisë po mbledhin informacionet