Ballina Flash

Mbyllja e tri pompave në veri, Sveçla: Damari i Gazpromit rus, nuk ka vend në Kosovë

PRISHTINË, 16 korrik /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes së tri pikave të karburanteve në veri të vendit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Xhelal Sveçla ka shkruar se rimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite.

Kurse, sipas të parit të MPB-së, Xhelal Sveça, shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si “Nis Petrol”, filial i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.

“Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.

Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.  Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si “Nis Petrol”, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, shprehet Zveçla.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim
Artikulli tjetërSHBA – JD Vance: Mendoj se Trump do të negociojë paqen me Kievin dhe Moskën