Ballina Aktualitet

Peleshi: Kontingjenti i V i Forcës Detare në operacionin e NATO-s në Egje

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Kontingjenti i V i Forcës Detare u nis për të marrë detyrën në operacionin e NATO-s në detin Egje.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh se, anija dhe ekuipazhi shqiptar do të patrullojë në zonën e saj të përgjegjësisë në Izmir të Turqisë.

“Nga Distrikti Detar Jugor në Pashaliman, kontingjenti i V i Forcës sonë Detare u nis për të marrë detyrën në operacionin e NATO-s në detin Egje. Anija dhe ekuipazhi shqiptar do të patrullojë në zonën e saj të përgjegjësisë në Izmir të Turqisë, nën Komandën e Grupit të II të Gatshëm Detar të NATO-s”, theksoi ministri Peleshi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin regjistrimet në arsimin profesional, Gonxhja: 22 drejtime për nxënësit
Artikulli tjetërAkademia e Sigurisë përfshihet në portalin “UAlbania”, 100 kuota në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit