Ballina Ekonomi

Fluks i lartë pasagjerësh në portin e Vlorës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në portin e Vlorës, me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë, kanë mbërritur ditën e sotme rreth 1200 pasagjerë dhe 300 automjete.

Autoritetet bënë të ditur se në port po punojnë me kapacitete të shtuara me qëllim shmangien e vonesave.

Për policinë kufitare dhe kontrollin e dokumentacionit janë vënë në dispozicion 12 sportele, 8 për kontrollin e pasagjerëve dhe 4 për ata që janë me automjete.

Në ditët në vijim pritet që në portin e Vlorës të ketë fluks të shtuar të pushuesve si vendas dhe të huaj që do kalojnë pushimet në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArbana: Shijaku, bashkia e parë që ka strehuar banorët e prekur nga tërmeti
Artikulli tjetërFOKUS – OKB: Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt