Ballina Aktualitet

Rama në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s në Uashington

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ceremonia, ku ishin të pranishëm Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqësit e vendeve të Aleancës.

Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korrik. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

E themeluar në Uashington në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera në fillimin e Luftës së Ftohtë për të penguar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik komunist, NATO është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Lamine Yamal e lante vetë… Lionel Messi!
Artikulli tjetërTEL AVIV – Ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të Gazës të largohen nga qyteti