Ballina Ekonomi

Rehabilitim i kanalit në Shirgjan dhe Gjergjan, siguron kullimin e 1520 ha tokë bujqësore

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Në Shirgjan dhe Gjergjan, të Elbasanit vijon puna për rehabilitimin e sistemit kullues.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për rehabilitimin e këtyre kanaleve.

“Vijon puna për rehabilitimin e sistemit kullues në njësinë administrative Shirgjan dhe Gjergjan, për të siguruar kullimin e 1520 ha tokë dhe ujitjen e tokave përreth tyre me të mbjellat e fermerëve të zonës” u shpreh Denaj.

Ndërkohë që investimet në veprat e infrastrukturës kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë vijon në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, siç janë Lushnja, Fieri, Elbasani etj.

Fokus i projekteve në këtë sektor është të sigurojnë fermerët të kenë ujitjen e nevojshme për prodhimet e tyre gjatë sezonit veror, si dhe të mos kenë probleme me përmbytjen e tokave bujqësore nga reshjet gjatë stinës së dimrit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë
Artikulli tjetërKomisioni hetimor për “Sterilizimin”, dëshmojnë përfaqësuesit e nismës “Thurje”