Ballina Bota

SOFT NEWS – Historia e violinës së gjetur në plehra që kushtonte 60 mijë euro

ROMË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – E gjetur mess plehrave, e dëmtuar dhe pa tela, ajo iu dërgua një mësuesi muzike, i cili bëri restaurimin dhe zbuloi se ishte një instrument i çmuar, i bërë në shekullin XVIII, me vlerë rreth 60 mijë euro.

Është historia e një violine, e cila u rikthye për të luajtur mbrëmë në koncertin në Piazza Unità d’Italia, si pjesë e iniciativave kolaterale për Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë.

Violina u mbajt në skenë nga një vajzë 13-vjeçare austriake, Lorea Mimura, fituese e një konkursi ndërkombëtar.

“Kishte një etiketë në të cilën shkruhej “restauruar në 1935″, mendova se mund të ishte nga shekulli XIX”, deklaroi mësuesi i muzikës Matteo Fanni Canelles.

”E kuptova menjëherë se nuk ishte një nga ato violinat e prodhuara në masë me pak vlerë, por një produkt i cilësisë më të lartë”, shtoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQytetarët për tunelin e Llogorasë: Kishim vite që e prisnim, shkurton distancën, ul kohën
Artikulli tjetërPARIS – IPSOS: Le Pen ende shumë larg shumicës absolute